Arrestohet burri nga Graçanica, në gjendje të dehur ofendoi klientët e një lokali dhe kanosi policët

Një burrë nga fshati Llapnasellë i komunës së Graçanicës është arrestuar pasi nën ndikim të alkoolit kishte ofenduar klientët e një lokali.

Sipas policisë, i njëjti ka fyer dhe kanosur edhe zyrtarët policorë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:30.