Arrestohen tre persona pasi u rrahën mes vete për pronë

Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete për një kontest pronësor.

Të arrestuar kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ndue Përlesh’ në Prishtinë, më 7 shkurt 2023 rreth orës 11:40.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.