Arrestohen një grua dhe një burrë, sulmuan fizikisht dy persona në Pejë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një grua dhe një burrë në Pejë, pasi kishin sulmuar fizikisht një burrë dhe një grua tjetër.

Sipas raportit policor, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Bllagajë të Pejës, rreth orës 11:30.