Ilustrim

Arrestohen nëntë persona të kërkuar nga gjykatat kosovare

Nëntë persona të kërkuar  nga gjykatat u arrestuan gjatë së mërkurës në Kosovë.

Njëri nga të arrestuarit u kap nga Policia në pikëkalimin kufitar në Mërdare, pas arrestimit u dërgua në vuajtje të dënimit.

Tre të tjerë u arrestuan në Obiliq, katër në Prishtinë dhe një tjetër në aeroportin “Adem Jashari”.

Të gjithë të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit.