Arrestohen katër policë, jashtë detyrës zyrtare dyshohen se u përfshinë në një rrahje

Katër zyrtarë policorë dhe tre qytetarë janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të Prokurorisë së Shtetit nën dyshimet se janë përfshirë në një rrahje gjatë ditës së djeshme.

IPK ka njoftuar se informacionin e kishin pranuar nga policia, se katër zyrtarët të cilët ishin qenë jashtë detyrës zyrtare me veturë private kishin pasur një mosmarrëveshje në komunikacion në dalje të autostradës në fshatin Mazgit me tre qytetarë, të cilët kishin qenë duke drejtuar një automjet të modelit kombi.

Pas mosmarrëveshjes të dy palët kanë ndalë automjetet e tyre në rrugë dhe kanë filluar një konflikt  fizik mes vete.

Nga të dy palët e përfshira në rrahje ka pasur të lënduar.

Hetuesit e IPK-së dhe prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore Prishtinë, pas analizimit të rastit, rastin e kanë proceduar rastin si lëndim i lehtë trupor.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar.

Të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.