Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohen katër persona në Gjilan, u rrahën në mes vete për pronë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të mërkurën katër persona në Gjilan, për shkak se të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete, pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm, një gëzhojë dhe 13 fishekë.

Të dyshuarit pas intervistmit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:20 në rrugën ‘Lufta e Gjilanit’ në Gjilan.