Arrestohen dy persona, u gjenden substanca narkotike dhe një armë

Substanca narkotike dhe një armë është sekuestruar nga Policia e Kosovës në Lipjan.

Njësitet Policore të Lipjanit kishin marrë një informatë se në një pompë derivatesh dy persona të dyshuar po kryenin shit-blerje të substancave narkotike.

Të dy të dyshuarit janë arrestuar nga zyrtarët polcior.

“Ndaj personave të arrestuar është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i armës dhe blerje posedim dhe shpërndarje e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”- thuhet mes tjerash në komunikatën e Policisë.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.