Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohen dy persona në Istog dhe u konfiskohen tri armë të gjata dhe 18 fishekë

Policia e Kosovës gjatë kontrollit të të një veture ka gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri të gjata dhe 18 fishekë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Zhakovë në Istog dje rreth orës 15:10.

Lidhur me rastin, dy të dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar.

Rasti shkon në procedurë të rregulltë.