Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohen 7 të mitur të dyshuar për vjedhje dhe zjarrvënie në një shkollë në fshatin Magurë

Hetuesit e stacionit policor në Lipjan kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprat – vjedhje e rëndë, dhe – zjarrvënie, të raportuar dje në një shkollë në fshatin Magurë.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se personat e arrestuar, që të gjithë të mitur, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Polica tutje potencon se po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.