Arkitekti: Druri i përdorur për ndërtimin e kulmit është bërllog, i përdorur më herët

Visar Geci, arkitekt i angazhuar nga Komuna e Prishtinës për të parë se cilat kanë qenë shkaqet e rrëzimit të kulmit të objektit të ri, ka thënë se druri që është përdorur në kulm ka qenë i përdorur më herët.

Sipas tij, druri që përdoret për ndërtim të kulimit duhet të zgjidhet me kujdes.

“Unë i kam dyshimet e mija, a po i shihni gjurmët e betonit, kjo domethënë që ky dru më herët është përdorë për kallapim të betonit, para se me u përdorë këtu. Druri duhet me qenë i trajtuar edhe kur të bëhet për kulm duhet me pas kujdes, ky dru është bërllog, i përdorur më herët, e kanë marrë bërllokun kanë ndërtua kulm” – ka thënë Geci.

“Mendimi im që ky kështu është ndërtuar prej fillimit me këtë dru, mua më brengos qysh brinaka nuk është ankeruar fare vetëm peshon me peshën e vetë. Unë i tutem sa kulimi në Prishtinë mund të jetë në këtë gjendje” – tha ai në KallxoPernime.