Spitali i Gjakovës "Isa Grezda"

Anulohet konkursi për vozitës, rrobalarëse e servisues në Spitalin e Gjakovës

Konkursi për pozitat: vozitës, rrobalarëse dhe servisues, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda” është anuluar pas afatit të ankesave.

“Komisioni i ankesave të këtij institucioni shëndetësor ka shqyrtuar ankesat e parashtruara të kandidatëve të pakënaqur dhe i njëjti ka marr vendim për anulim të këtij konkursi për shkak se nuk janë respektuar dispozitat e nenit 68 të paragrafit 7 të ligjit pet Zyrtar Publik” – thuhet në përgjigjen për KALLXO.com të udhëheqësve të këtij Spitali.

Konkursi ishte shpallur më 30 maj të këtij viti dhe parashihej të punësoheshin 3 vozitës, 2 rrobalarëse dhe 2 servisues.

Në përgjigjen e këtij institucioni më tej thuhet se të gjithë kandidatët janë njoftuar përmes tabelës shpallëse në Spital te Përgjithshëm në Gjakovë dhe në ueb-faqen e SHSKUK-së në afatin ligjor.

Ndryshe, më 22 gusht të këtij viti, edhe konkursi për pozitën zyrtar administrativ në Spitalin Rajonal të Gjakovës ishte anuluar në ditën kur kandidatët që kishin kaluar testin me shkrim ishin ftuar për intervistë.

https://kallxo.com/lajm/anulohet-konkursi-i-spitalit-te-gjakoves-ne-diten-e-intervistimit-te-kandidateve-te-perzgjedhur/