Ambasadori i nominuar amerikan në Kosovë e uron Distria Krasniqin

Ambasadori i nominuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier e ka uruar për suksesin xhudisten kosovare Distria Krasniqin, e cila sot ftoi medalje të artë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

“Urime Distria Krasniqi dhe Komiteti Olimpik i Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter, në një ripublikim që ia ka bërë KOK-ut.

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke e mposhtur japonezen Funa Tonaki.

Kosova për herë të dytë po paraqitet në Lojërat Olimpike. Në Rio 2016, Majlinda Kelmendi fitoi të artën në kategorinë deri 52 kilogramë. Tani medalje ka edhe Distria, po ashtu atë të artën.

Distria Krasniqi, s’mban lotët tek stoliset me të artën olimpike (FOTO)