Distria Krasniqi, s’mban lotët tek stoliset me të artën olimpike (FOTO)

Xhudista kosovare Distria Krasniqi, nën emocione të forta ka pranuar medaljen e artë të fituar sot në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Ajo nuk ka mundur t’u përmbahet lotëve, teksa me dorën në zemër ka dëgjuar intenimin e himit të Kosovës dhe ka parë tek flamuri I shtetit të saj, ngritet lartë mbi të gjithë.

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke e mposhtur në finale japonezen Funa Tonaki.

Krasniqi e nisi me fitore garën në kategorinë deri 48 kilogram në Lojërat Olimpike. Në kuadër të raundit të dytë, ajo e ka mposhtur brazilian Gabriela Chibana. Ndaj saj fitoj me hedhje te bukur, për Ippon. Rrethin e parë, Distria Krasniqi e kaloi pa luftë. Distria Krasniqi e fitoi luftën e dytë në xhudo në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Finalja, më pas, ishte drithëruese. Pak sekonda para përfundimit të kohës së rregullt dhe kur garueset ishin të barabarta në vlerësim, Distria gjunjëzon kundërshtaren, duke përdorur një teknikë të bukur, e cila i siguroi asaj podiumin triumfalist.

Xhudistja kosovare është njëshi në botë pasi ka kohë që i prinë ranglistës në kategorinë deri në 48 kilogram.

Foto: olympics.com