Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, Foto: Ambasada Amerikane
Ambasadori amerikan: Është për të ardhur keq të shoh se çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar pas përleshjes fizike mes deputetëve dhe ministrave në Kuvendin e Kosovës.
Ambasadori ka thënë se është për të ardhur keq të shohesh se çfarë ka ndodhur sot, duke thënë se dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit.
“Është për të ardhur keq të shoh se çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Do të doja të mos kisha nevojë ta thosha këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mosmarrëveshje. Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë” – ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.
Unfortunate to see what happened in Kosovo’s National Assembly today. I wish I didn’t have to say this: resorting to violence is never an acceptable means to express disagreement.
In any democracy there are often strongly held differences. But differences should be resolved…
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 13, 2023
Gjatë kohës sa ishte duke dhënë fjalim kryeministri Albin Kurti ka ndodhur një pëleshje fizike.
E gjithë kjo nisi kur deputetja e PDK-së Ganimete Musliu vendosi një foto në foltoren e Kuvendit, përderisa Kurti po deklarohej, një fotografi të kreut të ekzekutivit më hundë të madhe.
Më pas zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është ngritur nga karriga e tij dhe ka grisur fotografinë.
Pas këtij veprim, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku i cili hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Kurti dhe zëvendëskryeministrit Bsilimi, në mbrojtje të së cilit erdhi ministri i Financave Hekuran Murati.
Lushtaku shihet duke e shtyrë fizikisht ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun. Ndërkaq deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj shihet duke goditur fizikisht ministrin Murati.
Ndërsa shihet duke e goditur dikë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Pas kësaj, kanë ndërhyrë edhe deputetë tjerë të LVV-së e të PDK-së.