Hovenier për vendimin për tokën rreth Manastirit të Deçanit: Hap i domosdoshëm

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit.

Hovenier tha se një hap i tillë demonstron përkushtimin e Kosovës për të ruajtur sundimin e ligjit.

Vendimi për Manastirin e Deçanit, sipas tij, ishte një hap i domosdoshëm.

“Siç tha sot në mëngjes Zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit ishte një hap i domosdoshëm dhe falënderojmë liderët kosovarë për përpjekjet e tyre për ta çuar këtë përpara”- ka shkruar ai në platformën ‘X’.

13.03.2024 kryeministri Albin Kurti tha se për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Europës kërkohet zbatimi i Kushtetueses për pronat e manastirit. Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë. Pavarësisht këtij vendimi juridik dhe kërkesave pasuese vendimi i Gjykatës nuk u zbatuar asnjëherë.