Albulena Haxhiu: Nuk ka tërheqje të Policisë nga veriu, ka zvogëlim për 25%

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ka tërheqje të Policisë së Kosovës nga pjesa e veriut të Kosovës, pas takimit të Besnik Bislimit me Miroslav Lajçak në Bratisllavë, por zvogëlim të prezencës për 25%.

“Ne nuk kemi nevojë, që duke pas parasysh gjendjen të mbajmë policinë, duke marrë parasysh gjendjen do të zvogëlohen në 25%. Situata tensionohet, shtohet policia, policia është aty – tha Haxhiu para gazetarëve.

Edhe ministri Liburn Aliu deklaroi njëjtë, duke thënë se brenda dhe për rreth tyre ka policë.

“Nuk ka tërheqje të policisë, brenda ndërtesave dhe përreth tyre zvogëlohen numri për 25%, apo një e katërta – tha Aliu.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, janë marrë vesh për shtensionim të situatës në veri përmes disa hapave.

Në një përgjigje për KALLXO.com, BE thotë se ata janë dakorduar për zvogëlimin e menjëhershëm të prezencës së Policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale, vlerësimin e vazhdueshëm të gjendjes për zvogëlim të mëtejmë të kësaj prezence, nxitje të zgjedhjeve të parakohshme lokale si dhe vendosjen e bazës së nevojshme ligjore.

Qeveria dhe BE pajtohen për shtensionim të situatës në veri, këta janë hapat