Foto: KALLXO.com

Aktori Faruk Begolli kujtohet në 15-vjetorin e vdekjes

Një aktivitet simbolik është organizuar sot për të kujtuar aktorin Faruk Begollin, në 15-vjetorin e vdekjes.

Zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, regjisorë e aktorë thanë gjatë këtij aktiviteti se Faruk Begolli ishte një prej figurave qendrore të zhvillimit të teatrit dhe kinematografisë në Kosovë.

Ndërkaq, përmes një ekrani të madh të vendosur në oborrin e MKRS, deri në orët e vona të ditës së sotme do të shfaqen filma ku ka luajtur Begolli.

“Në kujtim të Faruk Begollit” është organizuar nga MKRS-ja, Qendra Kinematografike e Teatri Kombëtar.

Faruk Begolli ka studiuar në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd. Ai ishte bashkëthemelues i Degës së Aktrimit në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës si dhe bashkëthemelues i Teatrit “Dodona” në Prishtinë.

Gjatë karrierës së tij ka luajtur në mbi 60 filma, si në: “Era dhe Lisi”, “Të ngujuarit, “Si të vdiset”, “Proka”, etj.

Faruk Begolli ka vdekur më 23 gusht 2007 në Prishtinë.

 

‘Në kujtim të Faruk Begollit’. Foto: KALLXO.com.

 

‘Në kujtim të Faruk Begollit’. Foto: KALLXO.com.