Aksioni i gjerë i Policisë për rastin e grabitjes në Suharekë, një i dyshuar i vrarë e katër të arrestuar

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës është ndërmarrë sot pasdite në disa lokacione në përpjekje për të kapur të dyshuarit për grabitjen e armatosur në argjendarinë “Diakos” në Suharekë më 22 nëntor.

Aksioni është kryer në disa lokacione, si në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Carralevë.

Gjatë përpjekjes për të kapur të dyshuarit, njëri prej tyre ka gjuajtur me armë në drejtim të forcave policore.

Zyrtarët policorë, në vetëmbrojtje dhe në përpjekje për ta neutralizuar personin që ka gjuajtur me armë, e kanë qëlluar për vdekje.

Sipas institucioneve, operacioni i sotëm policor ka përfunduar me 4 të dyshuar të arrestuar, një të vrarë dhe me një polic të plagosur nga të shtënat e të dyshuarit.

Operacioni është ndërmarrë për kapjen e të dyshuarve për grabitjen në një argjendari në qendër të Suharekës më 22 nëntor.

Katër persona të maskuar dhe të armatosur edhe me armë të gjata ishin futur në argjendarinë “Diakos” dhe pasi e kishin lidhur pronarin, e kishin vjedhur një sasi të madhe të arit.

Ndërsa, zyrtarët policorë që i ishin përgjigjur rastit ishin përballur me të shtëna nga grupi i grabitësve.

Një polic ishte plagosur e një tjetër ishte lënduar gjatë përleshjes me grupin.

Dy ditë pas rastit, autoritetet kanë gjetur veturën e përdorur gjatë grabitjes.

Më pas janë arrestuar tre të dyshuar për ndihmë të dyshuarve në kryerjen e veprës penale të grabitjes.

Dy prej tyre janë dërguar në paraburgim, ndërsa njëri është liruar në mungesë të provave.

Sipas pronarit të argjendarisë, vlera e arit të grabitur është mbi 200 mijë euro.

16:03 – Polici i plagosur në aksionin e sotëm jashtë rrezikut për jetë

Një polic ka mbetur i lënduar gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës që u zhvillua në tri vende të ndryshme lidhur me rastin e grabitjes së armatosur që ndodhi para tetë ditëve në Suharekë.

E gjendja e tij shëndetësore, sipas njoftimit zyrtar të PK-së, është jashtë rrezikut për jetë.

Lëndimi i policit u bë gjatë aksionit policor, ku njëri nga të dyshuarit me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre.

Më pas, policët që ishin prezent në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar.

15:59 – VIDEO – Momenti kur Policia e nxjerr të arrestuarin nga një banesë në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë një person në Fushë Kosovë gjatë aksionit policor ndaj grupit të grabitësve.

Numri i të arrestuarve për rastin e grabitjes së Suharekë ka shkuar në shtatë, e sipas njoftimit të fundit të Policisë së Kosovës, një tjetër i dyshuar është neutralizuar e një tjetër gjendet në arrati.

15:43 – Policia për të dyshuarit e grabitjes në Suharekë: Kanë të kaluar kriminale në vrasje, grabitje e të tjera

Vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim e armëmbajtje pa leje janë vetëm disa prej veprave penale që Policia e Kosovës ka thënë se janë kryer ndër vite nga grupi i personave të dyshuar për rastin e grabitjes së armatosur në Suharekë.

Një aksion policor, në tri lokacione që përfshijnë Prishtinën, Fushë Kosovën e Carralevën, është realizuar sot në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Nga ky aksion policor, një polic mbeti i lënduar, e që gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, përderisa njëri nga të dyshuarit u neutralizua gjatë zhvillimit të aksionit policor.

Policia ka thënë se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre.

Shkrepja e armës nga i dyshuari, sipas PK-së, bëri që të mbes i plagosur edhe zyrtar policor.

Më pas, policët që ishin prezent në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar.

Sipas Policisë, deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër që ende gjendet në kërkim policor.

15:37 – Grabitja në Suharekë, Policia e Prokuroria me detaje për aksionin e sotëm

Policia dhe Prokuroria e Kosovës përmes një komunikate të përbashkët për media ka dhënë detaje lidhur me aksionin e sotëm për grabitjen e armatosur të ndodhur me datën 22 nëntor 2023 në Suharekë.

Policia ka konfirmuar plagosjen e një polici e po ashtu neutralizimin [vrasjen] e njërit të dyshuar.

Po ashtu në njoftim është thënë se numri i personave që deri më tani kanë rënë në pranga të Policisë së Kosovës është shtatë.

Njëri nga të arrestuarit nga Policia e Kosovës, Foto: KALLXO.com

“Gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor. Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor” – ka thën ë PK.

Sipas PK-së, më datë 22 nëntor të dyshuarit gjatë grabitjes kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka vazhduar hetimet intensive, me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.

Si rezultat i hetimeve të pandërprera u tha se fillimisht ishin arrestuar tre persona të dyshuar për ndihmë në kryerje të veprës penale të grabitjes, përderisa hetimet drejt identifikimit dhe ndriçimit të rastit kanë vazhduar deri më sot, kur edhe është realizuar operacioni policor.

Pas hetimeve intensive dhe mbledhjes së dëshmive, sot në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë u njoftua se është realizuar operacioni policor i cili ka përfshirë kontrollin në shtatë lokacione të ndryshme, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

Tutje u tha se zyrtarit policor i është ofruar ndihma mjekësore në SHSKUK, ku sipas informatave të para nga mjekët kompetentë i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu PK ka thënë se personat e dyshuar kanë të kaluar kriminale me dyshimet e bazuara për përfshirje në vepra penale si: vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim, armëmbajtje pa leje e të tjera.

15:16 – Pamje nga aksioni i Policisë në Fushë Kosovë, Njësia Speciale shihen në ballkonin e një banese

Policia e Kosovës aksion për rastin e grabitjes së armatosur në Suharekë është duke kryer edhe në Fushë Kosovë.

Ekipi i KALLXO.com ka dërguar pamje ku pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës shihen në ballkonin e një banese.

Një person dyshohet se ka mbetur i vrarë e një polic i plagosur gjatë një aksioni policor që është duke u zhvillua në disa lokacione.

Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se fillimisht pas identifikimit dhe lokalizimit të njërit nga personat e dyshuar për grabitjen në Suharekë, ekipet policore kanë shkuar në lokacion dhe më pas aty kishte nisur rezistenca fillimisht nga i dyshuari.

Aksioni i Policisë në Fushë Kosovë

 

Më pas gjatë një përballje me të dyshuarin njëri nga zyrtarët policor kishte marrë edhe plagë e që dyshohet se janë nga shkrepja e armës nga i dyshuari.

Siç mësohet operacioni policor është duke u zhvilluar në disa lokacione. Me aq sa është bërë e ditur aksioni po zhvillohet në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe në Suharekë.

14:50 – Njësia Speciale Intervenuese pjesë e operacionit në kapjen e të dyshuarve për grabitjen në Suharekë

Pjesë e operacionit për lokalizimin e të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë në Suharekë janë edhe Njësia Speciale Intervenuese.

Informacionet dhe lokalizimi i personave të dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Suharekë kanë qenë edhe për mundësinë e rezistencës dhe rrezikshmërisë së personave që ishin identifikuar nga policia.

Për këtë rast në aksionin policor që u zhvillua në tre lokacione të ndryshme Suharekë, Prishtinë e Fushë Kosovë është ftuar edhe Njësia Speciale Intervenuese.

Kështu ka mësuar KALLXO.com ndërsa deri më tani ende nuk janë zbardhur detaje se polici që mbeti i plagosur në njërën nga operacionet që u zhvillua në regjionin e Prishtinës nga cila njësi është dhe si arriti deri te shkëmbimi i zjarrit.

Siç mëson KALLXO.com njëri nga te dyshuarit e lokalizuar në regjionin e Prishtinës kishte rezistuar.

I njëjti pra edhe dyshohet se është vrarë dhe se në të njëjtin aksion u plagos edhe një zyrtar policor.

14:48 – Grabitja e armatosur në Suharekë – Pamje nga vendi ku po zhvillohet aksioni policor në Prishtinë

Një person dyshohet se ka mbetur i vrarë e një polic i plagosur gjatë një aksioni policor që është duke u zhvilluar lidhur me grabitjen e armatosur që ka ndodhur në Suharekë.

Ekipi i KALLXO.com është duke qëndruar në lagjen Arbëria në Prishtinë, në njërin nga lokacionet ku është duke u zhvilluar një operacion i Policisë së Kosovës.

Aty është parë se pjesë e operacionit janë edhe Njësia Speciale Intervenuese, përderisa siç ka qenë e ditur deri më tani hetimet për rastin janë kryer nga departamenti i krimeve të rënda në Policinë e Kosovës.

Foto: KALLXO.com

Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se fillimisht pas identifikimit dhe lokalizimit të njërit nga personat e dyshuar për grabitjen në Suharekë, ekipet policore kanë shkuar në lokacion dhe më pas aty kishte nisur rezistenca fillimisht nga i dyshuari.

Më pas gjatë një përballje me të dyshuarin njëri nga zyrtarët policor kishte marrë edhe plagë e që dyshohet se janë nga shkrepja e armës nga i dyshuari.

Siç mësohet operacioni policor është duke u zhvilluar në disa lokacione. Me aq sa është bërë e ditur aksioni po zhvillohet në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe në Suharekë.

14:13 – Detaje të reja në lidhje me aksionin e Policisë për kapjen e të dyshuarve për grabitjen në Suharekë

KALLXO.com ka marrë vesh detaje të reja në lidhje me dyshimet e vrasjes së një të dyshuari për grabitjen në argjendarinë në Suharekë dhe plagosjen e një polici.

KALLXO.com ka mësuar se fillimisht pas identifikimit dhe lokalizimit të njërit nga personat e dyshuar për grabitjen në Suharekë, ekipet policore kanë shkuar në lokacion dhe më pas aty kishte nisur rezistenca fillimisht nga i dyshuari.

Më pas gjatë një përballje me të dyshuarin njëri nga zyrtarët policor kishte marrë edhe plagë e që dyshohet se janë nga shkrepja e armës nga i dyshuari.

Siç mësohet, operacioni policor është duke u zhvilluar në disa lokacione. Me aq sa është bërë e ditur aksioni po zhvillohet në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe në Suharekë.

KALLXO.com është duke provuar të marr përgjigje zyrtare nga Policia, ndërsa përgjigja e vetme është marr nga ana e prokurores së rastit e cila tha se do të dalin me një komunikatë për media.

14:10 – Policia me aksione në disa lokacione për rastin e grabitjes në Suharekë

Një person i dyshuar për grabitjen në argjendarinë në Suharekë dyshohet se është vrarë gjatë ditës së sotme.

Burime të KALLXO.com bëjnë më dije se gjatë aksionit të Policisë së Kosovës është plagosur edhe një zyrtar policor.

Siç mësohet operacioni policor është duke u zhvilluar në disa lokacione. Me aq sa është bërë e ditur aksioni po zhvillohet në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe në Suharekë.

KALLXO.com është duke provuar të marr përgjigje zyrtare nga Policia, ndërsa përgjigja e vetme është marr nga ana e prokurores së rastit është se do të dalin me një komunikatë për media.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic. Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Gjykata e Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim për dy të dyshuarit në lidhje me rastin e grabitjes në një argjendari në Suharekë.

Të dy të dyshuarit, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, dyshohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Prizrenit, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

13:51 – Dyshohet se është vrarë një i dyshuar për grabitjen në Suharekë, plagoset një polic

Një person i dyshuar për grabitjen në argjendarinë në Suharekë dyshohet se është vrarë gjatë ditës së sotme.

Burime të KALLXO.com bëjnë më dije se gjatë aksionit të Policisë së Kosovës është plagosur edhe një zyrtar policor.

KALLXO.com është duke provuar të marr përgjigje zyrtare nga Policia dhe Prokuroria.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic. Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Gjykata e Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim për dy të dyshuarit në lidhje me rastin e grabitjes në një argjendari në Suharekë.

Të dy të dyshuarit, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, dyshohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Prizrenit, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Raportimet e KALLXO.com lidhur me rastine grabitjes në Suharekë mund t`i lexoni duke klikuar në LINK