Grabitja e armatosur në Suharekë - Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit Korab Gashi

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e njërit prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur në Suharekë dhe plagosjen e policit.

“Personi i cili po kërkohet është Korab (Zeqir) Gashi, i lindur me 01.03.1982 në Prishtinë, me numër personal 1014599319” – njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari gjendet në arrati dhe ndaj tij është lëshuar urdhërarresti nga organet e drejtësisë.

Policia fton këdo që ka informacione të rëndësishme që t’i ndajë ato me policinë përmes numrave kontaktues 192 ose 080019999. Të gjitha informatat, policia thotë se do të trajtohen në mënyrë konfidencale.

Nga grabitja e armatosur në Suharekë është plagosur një polic dhe është lënduar një tjetër, ndërsa një i dyshuar ka mbetur i vrarë dhe shtatë persona janë arrestuar.

Të dyshuarit kishin vjedhur sasi ari me vlerë rreth 200 mijë euro në një argjendari në këtë qytet.

Raportimet e KALLXO.com lidhur me rastin grabitjes në Suharekë mund t`i lexoni duke klikuar në LINK .