Ilustrim

Aksidentoi biçiklistin, vozitësi i veturës u largua nga vendi i ngjarjes e më pas u arrestua

Një biçiklist ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Dardania” në Gjakovë.

Biçiklisti është dërguar për tretman mjëksor në spitalin rajonal.

Policia ka njoftuar se i dyshuari, shkaktar i aksidentit është larguar fillimisht nga vendi i ngjarjes.

Tutje pas punës hetimore i njëjti është arrestuar ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit.

I njëjti me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në ndalim.

Rasti është iniciuar si aksident trafiku me lëndime të rënda trupore.