Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një këmbësore - FOTO

Një këmbësore është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 08:30 në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet.

“Rreth orës 08:30  kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”- ka thënë ajo.

Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut.

Në adresë të KALLXO.com, një qytetar ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.