Ilustrim

Aksident trafiku në Mitrovicë, lëndohen 3 persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në Mitrovicë, përkatësisht në “Rrugën e Ulqinit”.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Sipas Zahitit, ky aksident është shkaktuar në orën 17:00.