Aksident trafiku në Klinë, vdes një person

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Zajm të Klinës.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, tre persona janë lënduar, dy prej të lënduarve janë dërguar në Spitalin rajonal të Pejës, njëri ka shkuar pa shenja jete, teksa tjetri është dërguar për trajtim në Prishtinë”- ka thënë zëdhënësi Gashi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20.

Policia është duke i kryer hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.