Aksident në rrugën Shtime-Duhël, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën Shtime-Duhël.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 në aksin rrugor Shtime-Dulë. Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona të cilët janë transferuar për trajtim në QKUK”, ka deklaruar Gashi.