Ilustrim

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Gjilan, mes dy automjeteve.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”- tha ajo.

Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut.