Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:30 në rrugën Prishtinë –  Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident janë  përfshirë dy automjete. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në përgjigjen e saj.