Aksident në rrugën Gjakovë-Pejë, Policia jep detaje

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugor Gjakovë-Pejë, përkatësisht në fshatin Hereq.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili ka shtuar se ekipi mjekësor dhe Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, të lënduarve u është dhënë trajtimi mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.