Aksident në Kijevë të Malishevës, 5 të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në Kijevë të Malishevës rreth orës 18:30.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se në aksident u përfshinë dy automjete dhe pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Kijevë-Malishevë. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete udhëtarësh si dhe ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona” – deklaroi Elezaj për KALLXO.com.

Njësia e Trafikut Rajonal po e heton këtë rast.