Aksident në Drenas, vdes një person

Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Çikatovë e vjetër, në Drenas.

Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:30,kemi pranuar informatën se në fshatin Çikatovë e vjetër -Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF(Qendrën e Mjekësisë Familjare) në Drenas”- ka thënë ajo.

Sipas saj, në këtë aksident ka qenë i përfshirë, një automjet , ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar.

Ajo tutje ka njoftuar se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.