Foto-ilustrim

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 19:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 21-të, drejtimi Prizren dhe në të janë përfshirë dy vetura.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona të lënduar të cilët janë përcjellë në Emergjencë në Prizren”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, njësitë relevante policore janë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin.

“Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik dhe respektim të rregullave dhe kufizimeve të shpejtësisë të vendosura përmes shenjave në rrugë lokale, rajonale dhe autostradë”, ka shtuar Hoxha.