Aksident mes tri veturave në Prizren, dy persona të lënduar (FOTO)

Sot rreth orës 9:30 të mëngjesit tri vetura janë përfshirë në një aksident komunikacioni në fshatin Vlashne të Komunës së Prizrenit në rrugën kryesore Vërmicë – Prizren.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Nga ky aksident, dy persona kanë mbetur të lënduar.

“Rreth orës 9:30 është raportuar një aksident në fshatin Vlashne në udhën kryesore Vermicë – Prizren ku janë përfshirë tri automjete dy persona janë të lënduar” – tha Bytyqi për KALLXO.com

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke vazhduar me procedurat.