Aksident mes tri automjeteve, 12 persona pësojnë lëndime

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në Polac të Skenderajt.

Sipas raportit policor, tri automjete me targa vendore kanë qenë të përfshira.

Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar 12 persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, katër prej tyre janë dërguar në QKUK.