Foto-ilustrim

Aksident mes 3 automjetesh në Hajvali, dy persona të lënduar

Një aksident ka ndodhur në Hajvali sonte rreth orës 18:30 ku të lënduar kanë mbetur dy persona.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në këtë aksident janë përfshirë tri automjete.

“Në aksident janë përfshirë tri automjete, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka thënë ajo për KALLXO.com.

Ahmeti ka njoftuar se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut rajonal.