Agron Mustafa | Foto: Facebook

Agron Mustafa, Nuk do të Jetë më në Krye të Valës

Agron Mustafa, nuk do të jetë më në krye të Telekomit të Kosovës, kështu ka njoftuar kjo kompani përmes një njoftimi për media.

Në njoftim më tej thuhet se Nuredin Krasniqi do ta ushtrojë detyrën e Kryeshefit ekzekutiv deri në përzgjedhjen e Kryeshefit të ri.

Njoftimi i plotë:

Telekomi i Kosovës njofton se Nuredin Krasniqi do ta ushtrojë detyrën e Kryeshefit të Telekomit të Kosovës pasiqë Kryeshefit të deritanishëm, Agron Mustafës i kishte skaduar mandati.

Ndonëse kishte zëra se Këshilli Ndërministror kishte rekomanduar Qeverisë për vazhdim të kontratës për z. Mustafa, në mënyrë zyrtare apo formale një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, pra Telekomi nuk ka asnjë informatë. Duke parë këtë situatë të padefinuar, pa perspektivë dhe rrezikun e bllokimit të operimeve dhe afarizmit të Telekomit të Kosovës në tërësi, Sekretari dhe Këshilltari i Përgjithshëm  i Korporatës,  z. Arian Gashi, me datë 13 Mars 2018, thërret takim të jashtëzakonshëm të Menaxhmentit Ekzekutiv të TK-së dhe Sindikatës së punëtorëve (Kryetarin e saj në cilësinë e vëzhguesit), ku njëherazi e falënderojmë për unitetin e treguar dhe angazhimin tij konstruktiv për zgjidhje.

Pas analizës që i është bërë situatës së krijuar, Menaxhmenti Ekzekutiv ka dalur me konluzion: Gjendja e krijuar në Telekom është rast i veçantë i pa ndodhur më parë, me qëllimin dhe vullnetin më të mirë si dhe obligimet që dalin nga detyrat dhe përgjegjësitë e punës, ushtrimin e detyrës së Zëvendës KE do vazhdojë të ushtrojë sipas vendimit të Bordit z.Nuredin Krasniqi, (prot.01-5351/15 dt.25.11.2015) deri në një vendim tjetër nga Aksionari.

Informata dhe përshkrimi i gjendjes së krijuar deri në detalin e fundit (në vazhdimësi) i është dërguar Aksionarit.  Me datë 16 Mars 2018 (pasditen e vonë), Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike (NJPMNP) – Ministria e Zhvillimit Ekonomik, dërgon njoftim /kërkesë që përgjegjësitë e Telekomit të Kosovës të ndërmarrin hapat/veprimet e nevojshme në raport me gjendjen e krijuar të mbështetura në ligj.

Andaj, të nderuar kolege dhe kolegë, me këtë njoftim ju bëjmë ftesë që të përkushtoheni në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive që iu takojnë, të kontribuojmë të gjithë në realizmin e objektivave të Telekomit të Kosovës. Nisur nga kjo, zv. KE i TK Sh.A z.Nuredin Krasniqi, së bashku me Menaxhmentin Ekzekutiv dhe Sindikatat e Punëtorëve,  ju falënderojnë për vullnetin dhe gatishmërinë për punë, në tejkalimin e situatës së krijuar, besojmë se së bashku me punë e angazhim do t’ua dalim mbanë!