A ka filluar regjistrimi i qenve me pronarë në Kosovë?

Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Flamur Kadriu, ka folur për regjistrimin e qenve me pronarë në Kosovë.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se regjistrimi i qenve duhet të bëhet në bashkëpunim me Odën e Veterinerëve të Kosovës.

“Puna e regjistrimit të qenve me pronarë është e ndishme sikur puna e prindërve me fëmijë, përzgjedhja e disa veterinerëve për me bë regjistrimin e konsideroj shkelje sepse nuk kryhet puna dhe kemi me pasë vështirësi të madhe. Me ndiku AUV me i dërgua qentë me pronarë ngecim në punë. Unë kam dashtë që përmes Odës së Veterinerëve që ata me jua shpërnda çipat dhe ne më bë me ODën e Veterinerëve kontratën që ata me raportu regjistrimin e qenve me pronar” – ka thënë ai.

Ai ka thënë se veterinerët duhet ta bejnë edhe kastrimin dhe sterilizimin e qenve.

“Përveç regjistrimit është e paraparë edhe kastrimi dhe sterilizimi. Kam lyp një referencë me tregu që veterinerët kanë përvojë me kry kastrimin dhe sterilizimin” – ka thënë Kadriu.

Ai ka folur edhe lidhur me vonesën për fillimin e regjistrimit të qenve më pronar.

“Ne nuk jemi duke e zhagitë, jemi duke punuar rrafsh me kohën. Procedurat duhet të vlerësohen. Më mirë me u vonu sepse me u kritiku që e kam bërë keq një punë apo se kam monopol” – ka thënë ai.