A do të përfshihet Trusti Pensional në Fondin Sovran?

Qeveria e Kosovës në janar të këtij viti ka miratuar koncept-dokumentin për themelimin e Fondit Sovran.

Fondi Sovran, si pasardhës i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, pritet të ketë nën menaxhim ndërmarrjet shoqërore, ndërsa sipas Emanuel Bajrës, pjesë e grupit punues për këtë koncept-dokument, ndërmarrjet do të pranohen në Fond pa obligime, pra do të filtrohen.

Aktualisht në këtë koncept-dokument për Fondin Sovran nuk është i përfshirë Trusti (Fondi i Kursimeve Pensionale), ndërsa sipas Bajrës, Trusti duhet të integrohet në Fond.

“Trusti duhet të integrohet brenda Fondit Sovran. Unë nëse jam i angazhuar ende në këtë proces do të bëjë çmos që të futet. Deri më tani nuk është i përfshirë në koncept-dokumentin”, tha ai.

Bajra tha se Trusti duhet t’i ndryshohet karakteri ndërsa do duhet të jetë edhe më i hapur me kontributdhënësit.

“Janë dy aspekte që duhet të ndryshohen për Trustin. Është ligji për të dhe përbirja e Trustit brenda Fondit… Trusti është sikur një organizatë mistike, nuk ka as platformë strategjike as komunikuese me kontributdhënësit. Trusti duhet të jetë më i hapur dhe t’i ndryshohet karakteri”, tha ai.