Rana e Hedhun , zona bregdetare në veri të Shëngjinit| Foto nga : Wikimedia

71-vjeçarja nga Podujeva mbytet në plazhin e Shëngjinit

Një shtetase e Kosovës ka vdekur në plazhin e Shëngjinit.

Viktima është 71-vjeçare nga Podujeva, raporton Oranews.

“Më  datë 15.07.2020, në Shëngjin, Lezhë është  mbytur në det shtetasja Sh. L.,71 vjeçe, banues në Podujevë, Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.