69 raste të reja me Covid 19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot janë konfirmuar 69 raste të reja pozitive me virusin Covid 19, duke e çuar në 1,567 numrin e rasteve aktive në Kosovë, gjersa kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes dhe se janë shëruar 99 persona.

Sa i përket vaksinimit, IKSHPK ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 535 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,814,540 doza të vaksinës.

Tutje është bërë e ditur se deri më sot 816,688 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe se deri më sot janë dhënë 97,857 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.