Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

6 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 6 raste të dhunës në familje në vend.

Dy raste kanë ndodhur në Prishtinë, një në Kamenicë, dy në Suharekë dhe një Malishevë.

Në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar pasi ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Policia ka njoftuar se si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe tjetri rast që ka ndodhur në Prishtinë është arrestuar i dyshuari, pasi ka ushtruar dhune fizike ndaj të fejuarës së tij.

Po ashtu viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Kamenicë po ashtu është arrestuar një person i dyshuari pasi ai ka kanosur bashkëshorten e tij, me të cilën është në proces të shkurorëzimit.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Suharekë është arrestuar një person për dhunë në familje. I dyshuari është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Suharekë është arrestuar edhe një person tjetër për dhunë në familje, pasi ai ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën është në proces të shkurorëzimit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Malishevë është arrestuar një grua për dhunë në familje, pasi ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e saj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.