500 nxënës të komuniteteve përfitojnë bursa nga 300 euro

500 nxënës të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian kanë përfituar bursë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) në vlerë prej 300 euro për vit mësimor.

Sipas një njoftimi për media të MAShTI, në këtë thirrje, kanë aplikuar gjithsej 543 nxënës, ndërsa Komisioni vlerësues i MAShTI-t ka konstatuar se 500 prej tyre i kanë përmbushur kriteret e kërkuara.

“Nga numri i përgjithshëm i përfitueseve 247 prej tyre janë vajza, dhe 253 janë djem të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Ndaj këtij vendimi mund të parashtrohet ankesë te Komisioni për ankesa në MAShTI në afat prej 3 ditësh nga dita e publikimit të listës së përfitueseve”, thuhet në njoftim.

Lista e përfitueseve të bursave në këtë link.