Rrahmani: Kemi votë për presidenten

“Votën për presidentin do ta japim patjetër’, ka thënë Qazim Rrahmani kryetar në detyrë i Partisë së Ashkalive për Integrim, pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin dhe U.D. e Presidetnes Vjosa Osmani.

Rrahmani në konferencën për media, mbajtur në hollin e Kuvendit të Kosovës, tha se ka fituar një mandat në Kuvend dhe se në takim me Kurtin e Osmanin kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuuar në krijimin e institucioneve të Kosovës.

Ai tha se nuk kanë pas kushte për qeverinë, pa specifikuar nëse do ta votojnë apo jo qeverinë potenciale të Kurtit, duke thënë se vetëm kanë shprehur vullnetin që të jenë të përfaqësuar në qeveri, siç ka thënë “që të përmirësojmë jetën e qytetarëve të komunitetit ashkali”.