Komuna Mitrovicë e Jugut hap tender për drejtësinë sociale për komunitetet: rom, ashkali dhe egjiptian

Me qëllim të drejtësisë sociale për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian, Komuna Mitrovicë e Jugut inicioi tender publik nga organizimi i punëtorisë me drekë tradicionale e deri tek ekspozimi i veshjeve tradicionale.

Nëpërmjet platformës elektronike për prokurim publik në Kosovës, “e-prokurimi”, komuna bëri publike se ka parashikuar të nënshkruaj kontratë deri 1,450 euro.

Me këtë tender, komuna planifikon të organizoj punëtori dhe drekë me ushqim tradicional  për 40 persona.

Gjithashtu parashihen të shtypen 10 copë boletin shkollor, 10 pano dhe një baner me dimensione të caktuara.

Njashtu kërkohet edhe një dollap për ekspozimin e veshjeve tradicionale.

Për të realizuar këtë blerje, komuna përdori procedurën e kuotimit të çmimit me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Sipas një raporti të OSCE-së të vitit 2020 dhe të dhënave statistikore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2011 nga 71,909 banorë të regjistruar në këtë komunë, 528 janë të komuniteti romë, 647 ashkalinjë, dhe gjashtë egjiptian.

Ndërsa vlerësimet  e mëvonshme tregojnë se ky numër është: 400 romë, 1,000 ashkalinjë ndërsa nuk ka egjiptianë që banojnë në këtë komunë.