Foto: Arkiv

4.8 milionë euro për partitë politike

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024.

Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme: 4,800,000.00€.

“KQZ mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024. Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme: 4,800,000.00€”- ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Nga kjo ndarje më së shumti përfiton partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, me ç’rast shuma totale për këtë subjekt është 2 milionë e 280 mijë euro.

Ndërsa pas LVV-së, është Partia Demokratike e Kosovës e cila përfiton 760 mijë euro, Lidhja Demokratike e Kosovës 640 mijë, Lisa Serbe 360 mije, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 320 mijë e të tjera me radhë.