Foto: SHKK

387 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat ndaj COVID-19

Mijëra inspektime dhe qindra gjoba janë dhënë në javët e fundit nga inspektorati sanitar në lidhje me mosrespektimin e masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Kryeinspektori sanitar,  Ibrahim Tërshnjaku në konferencën e përbashkët në Ministrinë e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 1398 inspektime në subjekte afariste janë bërë për katër ditë.

Sipas Tërshnjakut, 387 gjoba janë dhënë për persona fizik, të cilët nuk kanë respektuar masat e vendosura të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndërsa 29 gjoba për subjekte juridike.

“Ne jemi duke kryer aktivitete që nga ora 5 e mëngjesit deri në ora 12 e natës. Shihet se ka rezultate pozitive inspektorët sanitarë dhe të tjerët do të bëjnë punën e tyre duke i mbrojtur qytetarët. Për 4 ditë të inspektimeve së bashku me policinë kemi bërë 1398 inspektime tek subjektet afariste 387 gjoba për persona fizik, për juridik subjekte 29”, tha Tërshnjaku.