Ilustrim

35-vjeçari nga Hani i Elezit gjuan me armë zjarri, identifikohet nga Policia

Një 35-vjeçar nga Hani i Elezit është identifikuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin se mbrëmë kishte shtënë me armë zjarri.

Veprimet e 35-vjeçarit kanë bërë që ai të dyshohet për kryerjen e dy veprave penale.

Ndaj tij, me vendim të prokurorit të rastit janë iniciuar rastet – armëmbajtje pa leje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Në njoftimin ne Policisë së Kosovës është thënë se ngjarja ka ndodhur më 17 korrik 2023, rreth orës 20:00 në rrugën “Lepenci”.

“Policët hetues i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet. Ndërsa sot, rreth orës 16:45 policët kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin N.K., i cili ka dorëzuar edhe armën zjarrit” – ka thënë Policia.

Tutje është thënë se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e Policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt hetimore.