COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

3,206 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësië ka njoftuar se 3,206 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 11,883 testime.

Derisa, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4,620 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,742,039 doza të vaksinës.

Në total numri i rasteve aktive është 15,247.