Ilustrim, Foto: Pixabay

22 të lënduar nga mjetet piroteknike e një nga plumbi qorr u trajtuan në Emergjencën e QKUK-së

22 pacientë të lënduar nga mjetet piroteknike e një i lënduar nga plumbi qorr kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla tha se gjithsej trajtim kanë kërkuar 249 pacientë brenda 24 orëve.

“2 prej tyre janë pranu ne Klinikën e Oftalmologjisë, 1 në Klinikën e Kirurgjise Plastike dhe 1 ne Klinikën e Kirurgjisë Abdominale” – tha Syla për KALLXO.com.

Ai shtoi se pacientët e tjerë janë lëshuar për në shtëpi, pas trajtimit.