Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Njëri nga dy të plagosurit nga rasti vrasjes në Vushtrri në gjendje të rëndë

Një person u vra e dy të tjerë mbetën të plagosur sot tek tregu në Vushtrri. 

Të dy janë duke u trajtuar në Emergjencë në Prishtinë, e sipas drejtorit të Emergjencës, Naser Syla njëri nga ta është në gjendje të rëndë. 

“Njëri nga ta është në gjendje shumë të rëndë” – ka thënë Syla për KALLXO.com. 

Ai ka thënë se për më shumë detaje të kontaktohet mjeku kujdestar, Avdush Bajgora, mirëpo ky i fundit nuk ka qenë i qasshëm. 

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Kryeprokurorin e Mitrovicës, Ismet Ujkani, ai ka treguar se prokurorja e rastit është në vendin ne ngjarjes. 

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. 

Zahiti ka thënë se rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqzimin e rrugëve ” Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jeten një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Ai ka thënë se lidhur me rastin janë arretuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. 

Tutje Zahiti ka thënë se hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore.

Arrestohen dy persona për vrasjen e plagosjen në Vushtrri