Mjete piroteknike - Foto: Rtv21

IKSHPK thirrje qytetarëve: Mos luani me mjete piroteknike!

Në prag të festës së Vitit të Ri, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje që të festohet qetë dhe me kujdes.

IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve të mos luajnë me mjete piroteknike.

“Statistikat flasin për shumë persona të lënduar rëndë e lehtë në çdo festë nga hedhja e mjeteve piroteknike kudo në vende publike! Lëndimet nuk riparohen! Ju lutemi! Festoni qetë e me kujdes! Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve”- thuhet në reagim.