Ilustrim

21 vite pas arrestohet shtetasi nga Shqipëria, i dyshuar për një vrasje në Koshare

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se së bashku me Policinë e Kosovës kanë arrestuar një person i cili dyshohet për vrasje të rëndë.

Sipas njoftimit, i njëjti ka nënshtetësi të Shqipërisë.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se, më 26 gusht 2021, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar personin me inicialet M.D., nga Republika e Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, dhe “Armëmbajtje pa leje””, thuhet në njoftim.

I njëjti, është ndaluar për 48 orë ndërsa ai po dyshohet edhe për plagosjen e dy personave.

“Ekziston dyshimi se i njëjti, më 12 nëntor 2000, në fshatin Koshare, Komuna e Gjakovës, me armë zjarri ka vrarë një person, dhe ka plagosur dy persona të tjerë”, thuhet në njoftim.